Në qëndrimin tonë në shtëpi për më tepër lutje dhe kohë me Zotin, paraqesim këtë informacion udhëzues:
PERQENDRIMI DHE PROGRAMI ME KOMBOSKIN
- K O M B O S K I N I - 3 / 6
Komboskini na ndihmon të themi një numër të caktuar lutjesh si edhe të përqendrohemi te fjalët e tyre kur i shqiptojmë. Ndërsa përqendrohemi, marrim kryqin e komboskinit në dorën tonë të majtë dhe e mbajmë lehtë atë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues. Pastaj, duke bërë qetësisht shenjën e kryqit, pëshpëritim lutjen e Jisuit.
Si të jenë përqendruar mendimet tona, ndoshta nuk do të nevojitet të vazhdojmë të bëjmë shenjën e kryqit ose të themi lutjen me zë të lartë. Por kur vështirësohemi në përqendrim, përdorim shenjën e kryqit dhe pëshpëritjen si mjet ndihmës për të.
Disa herë lutja jonë është e nxehtë dhe e ushtrojmë lehtë atë. Mirëpo ndonjëherë mendja jonë është aq e shpërndarë ose jemi aq të trazuar dhe të shpërqendruar, saqë është me të vërtetë e pamundur të përqendrohemi në lutje. Kjo ndodh kryesisht, kur nuk përpiqemi të mbajmë një disiplinë të përditshme lutjeje.
Prandaj është shumë e dobishme të caktojmë një orë të veçantë të ditës për lutje. Mirë është koha e mbrëmjes përpara se të flemë, sepse është e rëndësishme të mbyllim ditën me lutje dhe me një mënyrë përgatitore më të mirë për një fillim lutësor të ditës së re - pa përmendur këtu edhe përgatitjen për Ditën e Përjetshme, në atë rast ku po atë natë mund të na vijë gjumi i vdekjes. Gjithashtu edhe në mëngjes, duke u gdhirë është mirë të fillojmë ditën e re me lutje. Ndonjëri mund të gjejë edhe orë tjetër të ditës në të cilën mund të qetësohet e të përqendrohet.
top of page
SKU: RO033KN3
€3.50Price
bottom of page