top of page

- Oshënare dëshmore e re Filothea -

Ky yll i shkëlqyer i përdëllimit lindi në ditët e errëta të pushtimit turk, për të shpërndarë mëshirën e Perëndisë mbi popullin e shtypur të Athinës dhe për të udhëhequr në rrugën e virtytit shumë shpirtra që rrezikonin.

Lindi më 1528, në familjen aristokrate Venizello dhe lindja e saj u pa si një përgjigje e mrekullueshme ndaj lutjeve shumëvjeçare të së ëmës. Ende fëmijë, kishte prirje për jetën asketike, por që kur ishte 12 vjeçe u martua, pa dëshirën e saj, si trashëgimtare e vetme shumë e kërkuar, me një burrë të vrazhdë dhe të dhunshëm, keqtrajtimet e të cilit i përballoi me durim dhe lutje për ta ndryshuar. Pas tre vjetësh, vdekja e burrit të saj tiran e çliroi prej lidhjes së martesës dhe, megjithëse të afërmit ngulën këmbë që ajo të martohej për herë të dytë, Filothea ia kushtoi tërësisht veten Perëndisë me anë të lutjes dhe të kreshmës, ndërsa qëndronte ende në strehën prindërore.

Pas 10 vjetësh, kur ata ndërruan jetë, ajo e përdori të gjithë pasurinë e saj për të ndërtuar një manastir, sipas udhëzimeve që i dha në ëndërr apostulli i shenjtë Andrea, të cilit iu kushtua edhe shtëpia. Ajo jo vetëm që përkujdesej për ndërtimin e qelive të murgeshave dhe të të gjitha ndërtesave të tjera që ka nevojë një manastir, por ngriti edhe një sërë institucionesh bamirësie pranë tij: një spital, bujtina për të varfrit dhe të moshuarit, punishte të ndryshme dhe, mbi të gjitha, shkolla, ku vajzat dhe djemtë e Athinës mund të merrnin një edukim të krishterë. Për të mbështetur manastirin dhe veprën e tij, siguroi financimin e kësaj vepre duke i dhuruar manastirit prona të patundshme dhe filiale (metoqe), që mundësuan dhënien e ndihmave në shkallë të gjerë. Manastiri i Shën Filotheas u bë shpejt një burim i madh i bekimeve qiellore për Athinën, një qiell për të hidhëruarit dhe një qendër e rigjallërimit të traditës së popullit.

Kur ndërtesat e manastirit ishin gati, ajo veshi rrobën murgërore me emrin Filothea. Shërbëtoret e saj dhe një numër i madh grash të reja të rangjeve të ndryshme të shoqërisë braktisën jetën e botës, për të jetuar si murgesha nën drejtimin e Filotheas, duke ecur në rrugën e ngushtë që të çon në Mbretërinë e Qiejve. Të gjitha motrat kishin të njëjtën mendje për të imituar në virtyt nënën e tyre shpirtërore. Filothea ishte e paarritshme në kryerjen e veprave të bamirësisë dhe të përdëllimit për të varfrit dhe të sëmurët, të cilët ajo i vizitonte dhe i ndihmonte. Për shkak të ndihmave të shumta që jepte, manastirit i shteruan mundësitë financiare, dhe kjo gjë bëri që disa motra të ankoheshin kundër saj. Por, dy ditë më vonë, dy zotërinj e ndihmuan manastirin me një donacion të madh, i cili e shpëtoi nga uria.

Besimi dhe dhembshuria e shën Filotheas bënë që ajo të ofronte azil në manastirin e saj për gra të krishtera që ishin arratisur nga shtëpitë e zotërinjve të tyre turq, për të shpëtuar nderin dhe fenë e tyre. Si pasojë, turqit e rrethuan manastirin, e rrahën egërsisht Filothean dhe, sado që ajo ishte e sëmurë, e çuan para gjykatësit, i cili e mbylli në një burg të errët. Kur i thanë të mohonte Krishtin ose, në rast të kundërt, të vdiste, iu bëri të ditur me gëzim se dëshira e saj më e shtrenjtë ishte të martirizohej për hir të dashurisë për Krishtin. Por ky nuk ishte vullneti i Perëndisë dhe me anë të ndërmjetimit të disa të krishterëve me pozitë, u çlirua nga burgu. Duke marrë fuqi nga kjo sprovë, rinisi veprën e saj apostolike dhe betejat asketike me zell të dyfishtë. Pasi arriti përsosmërinë, shenjtorja fitoi hirin e kryerjes së mrekullive dhe të shërimeve. Numri i nxënëseve që donte t’i bashkohej komunitetit të saj ishte aq i madh, saqë vendosi të ndërtonte një manastir të dytë. Në themelet e tij kishte një shpellë, ku ajo pëlqente shumë të tërhiqej në lutje, për të pasur më shumë soditje shpirtërore.

Rrezatimi i saj në popull nxiti urrejtjen e turqve. Një natë, ata u sulën në manastir dhe e rrahën shenjtoren aq fort, saqë e lanë gjysmë të vdekur përdhe. Ajo i duroi dhimbjet me durim të mahnitshëm dhe ia dha shpirtin e saj martirik Zotit më 19 shkurt 1589.

Nuk kishin kaluar as 20 ditë nga fjetja e saj, kur nga varri nisi të dilte aromë e mrekullueshme. Lipsani i saj i vyer, që nderohet edhe sot në katedralen e Athinës, ka mbetur i paprishur për lavdinë e Perëndisë dhe për ngushëllimin e popullit të krishterë.

St. Philothei

€2.00Price
  • Items will be shipped within 1-3 working days after payment has been cleared by PayPal. Items will be shipped by registered mail. We shipping worldwide. Shipping time: 10-40 days. Custom fees, VAX, Tax or any delay with the country regulation would be the buyer responsibility.

  • It's a wall hung piece, very detailed and colorful byzantine style icon. The icon image is high quality print byzantine style (glossy paper). The icon is made with true iconography colors and it is a copy of a Byzantine icon.

     

    Material: 

    9x6.5cm / 3.5x2.5in - 10mm thickness (MDF)

    20x15cm / 7.9x6in - 18mm thickness (Novopan)

    20x27cm / 7.9x10.6in - 18mm thickness (Novopan)

    28x38 cm / 11x15 in - 18mm thickness (Novopan)

     

    Icons Layer:

    High quality print reproduction.

     

    If you have any questions, please feel free to contact us. 

bottom of page