top of page

Në qëndrimin tonë në shtëpi për më tepër lutje dhe kohë me Zotin, paraqesim këtë informacion udhëzues:

SI LUTEMI ME KOMBOSKIN? - K O M B O S K I N I - 2 / 6

Me komboskinin lutemi në dy mënyra:

1. Në çdo orë të lirë, pa na parë të tjerët, mbajmë me dorën e djathtë ose të majtë komboskinin dhe përparojmë nga një nyje në tjetrën me gishtin e madh të dorës dhe themi brenda nesh ose me pëshpëritje të lehtë, pa bezdisur të tjerët, lutjen: “O Zot, Jisu Krisht, mëshiromë mua mëkatarin” ose “O Zot, Jisu Krisht, mëshiromë” ose “E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona” ose “O Engjëll i shenjtë ose O Shën (....) ndërmjeto për mua”.
Duke ndryshuar fjalët e këtyre lutjeve të shkurtra, në “mëshirona” ose “ndërmjeto për ne”, ose duke përfshirë emrin ose emrat e njerëzve për të cilët duam të lutemi - tashmë mund të lutemi edhe për të tjerët. Të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe për të fjeturit (vdekurit): “Prehe, o Zot, shpirtin e shërbëtorit/es tënd (....)”.

2. Në orën e lutjes sonë (të “kanonit” që na ngarkoi ati ynë shpirtëror), mbajmë komboskinin me dorën e majtë dhe themi në çdo nyje “lutjen”, duke përparuar me gishtin e madh dhe rrotullojmë komboskinin disa herë, aq sa na udhëzoi ati ynë shpirtëror, duke bërë njëkohësisht me dorën e djathtë kryqin për çdo nyje.

Wool Prayer Rope 300 Knots

SKU: ST4521ZH
€41.00Price
Color
    bottom of page