top of page

- Dëshmore Agathia -

Shën Agathia, një prej martireve më të njohura të Perëndimit, lindi në një familje fisnike të Katanias në Sicili. Që në moshë tepër të re ia përkushtoi veten Zotit dhe punoi për lartësimin e bukurisë së saj të rrallë me besimin e vërtetë dhe virtytet e shenjta.

Kur e arrestuan, gjatë persekutimit të Decit (Decius, 251), nuk ishte më shumë se 15 vjeçe. Prefekti Kuintinian, i cili kishte rënë në dashuri për shkak të bukurisë së saj, si dhe të pasurisë së madhe që kishte, i propozoi të martoheshin. Meqë ajo e refuzoi, ai e dërgoi të jetonte me Afrodisian, një grua me jetë të shthurur, që përdori të gjitha hilet për ta joshur vajzën drejt kësaj jete. Kur pa se dështoi në përpjekjet e saj, i bëri të ditur prefektit se më e lehtë ishte të ndryshoje hekurin ose gurin sesa vendosmërinë e Agathisë, sepse besimi i saj ishte i fortë.

Kur e sollën përsëri në gjykatë, Kuintiniani i tha: “Përse sillesh si skllave, kur vjen nga një familje e madhe fisnikësh?”. “Sepse jam një skllave e Krishtit dhe kushdo që i shërben Krishtit, është më i lirë se të gjithë njerëzit e tjerë, sepse kanë fituar zotërimin mbi veten me anë të hirit të Tij”. Kur pa se vajza tallej me hyjnitë pagane në vend që t’i adhuronte, prefekti i gjuajti me shuplakë në fytyrë dhe e futi në burg, ndërkohë që përcaktoi edhe torturat që do të vuante.

Ditën tjetër, e urdhëruan të sakrifikonte nëse donte të shpëtonte jetën. Por ajo u përgjigj se jetojmë dhe shpëtojmë me anë të Krishtit, Birit të Perëndisë së gjallë. E shtrinë në një skarë dhe nisën ta godisnin me shkopinj të pajisur me maja hekuri si çengel dhe ia dogjën plagët me pishtarë të ndezur. “Torturat janë gëzim i madh për mua, o prefekt,” - i tha ajo.

“Misri nuk mund të futet në hambar pa filluar të shkoqet dhe pa e shkëputur nga bima, kështu edhe shpirti im nuk mund të arrijë në lumturinë e përjetshme, pa u ndarë me anë të torturave nga trupi im”. Kuintiniani urdhëroi që t’i priteshin gjinjtë dhe ta flaknin në një bodrum të errët. Por gjatë natës, engjëlli i saj mbrojtës solli apostull Petron të rrethuar nga një një dritë e shkëlqyer dhe ai ia shëroi të gjitha plagët.

Kuintiniani e nxori Agathinë për herë të katërt përpara gjyqit. Ai u habit nga shërimit i saj i mrekullueshëm dhe urdhëroi që ta vinin mbi një shtrat hekuri të mbushur plot thëngjij të nxehtë. Papritur, i tërë qyteti u lëkund nga një tërmet dhe një pjesë e pallatit u shkatërrua. Banorët të trembur vrapuan në gjykatë dhe kërcënuan Kuintinianin se do ta digjnin, nëse ai nuk do ta lironte Agathinë. Torturuesit e saj u larguan dhe shenjtoren e burgosën përsëri. Ajo iu lut Zotit, i Cili i fali qëndresë ndaj torturave, që ta bënte të denjë të shikonte lavdinë e fytyrës së Tij dhe kështu ia dorëzoi shpirtin e saj Perëndisë.

Kur dëgjoi këtë lajm, populli rendi në burg me miro dhe aroma për ta varrosur. Ndërsa trupin e Agathisë po e fusnin në një sarkofag porfiri, engjëlli i saj mbrojtës u shfaq në qytet si një i ri i shndritshëm, i shoqëruar nga 100 djem të vegjël të veshur me të bardha. Ai vendosi një pllakë mermeri të skalitur mbi varr, në të cilën ishte shkruar: “Shpirt i shenjtë dhe i devotshëm, nderim Perëndie dhe mbrojtje e vendit”. Pas kësaj engjëlli u largua.

Kuintiniani i pabesë kurrë nuk arriti të merrte pronën e shën Agathisë, sepse vdiq në një aksident: karroca me të cilën udhëtonte ra në lumë. Në përvjetorin e parë të fjetjes së Agathisë, shpërtheu mali Etna dhe Katania shpëtoi për mrekulli nga llava e zjarrtë. Të krishterë dhe paganë bashkë shkuan pranë varrit të shenjtores, hapën kapakun e sarkofagut, morën trupin e saj dhe e shpunë përballë lumit të zjarrtë. Llava ndaloi menjëherë dhe kjo mrekulli u përsërit shumë herë gjatë shekujve. Në ditët tona shën Agathia nderohet nga populli i Katanias si mbrojtëse e qytetit. Shenjtorja përkujtohet me nderim si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim.

Shën Agathia e Palermos

SKU: ICP1089
€2,99Price
  • Artikujt do të dërgohen brenda 1-3 ditë pune pasi pagesa është pastruar nga PayPal. Artikujt do të dërgohen me postë të regjistruar. Ne ju dërgojmë në të gjithë botën. Koha e transportit: 10-40 ditë. Tarifat doganore, VAX, Taksat ose çdo vonesë me rregullimin e vendit do të ishin përgjegjësia e blerësit.

  • It's a wall hung piece, very detailed and colorful byzantine style icon. The icon image is high quality print byzantine style (glossy paper). The icon is made with true iconography colors and it is a copy of a Byzantine icon.

     

    Material: 

    9x6.5cm / 3.5x2.5in - 10mm thickness (MDF)

    20x15cm / 7.9x6in - 18mm thickness (Novopan)

    20x27cm / 7.9x10.6in - 18mm thickness (Novopan)

    28x38 cm / 11x15 in - 18mm thickness (Novopan)

     

    Icons Layer:

    High quality print reproduction.

     

    If you have any questions, please feel free to contact us. 

bottom of page