top of page

Komboskini është fije me shumë nyje. Ai është mjet lutjeje, nuk është “hajmali”, me veti magjike, që mbahet në dorë, por është gjë e shenjtë e krishterë orthodhokse, me të cilin lutemi.

Ashtu siç kemi shumë gjëra në kishë, edhe ky është një bekim i përgatitur dhe i dhënë nga ndonjë vëlla ose motër më Krishtin, një dëshmi e gjallë e një tradite të gjallë.

Komboskini është një mjet lutjeje për të gjithë besimtarët, si për klerikët, murgjrit ashtu edhe për laikët pra, për çdo shpirt që lutet. Ekziston shumëllojshmëri e madhe formash dhe madhësish komboskinësh.
Komboskinët bëhen në bazë të një tradite, që buron nga thellësia e shekujve. Përmendet historia e një murgu që mendoi të bëjë nyje në një litar dhe ta përdorë atë në rregullin e përditshëm të lutjes së tij. Mirëpo djalli ia zgjidhte nyjet nga litari dhe i bënte të kota përpjekjet e murgut. Atëherë iu shfaq një engjëll dhe i mësoi murgut një nyje të veçantë, të përbërë nga kryqe të njëpasnjëshme. Këto nyje djalli nuk mundi t’i zgjidhte.

Çdokush mund ta mbajë komboskinin në xhep ose në ndonjë vend tjetër të veçantë, që të jetë i përshtatshëm për t’u lutur, ku në mënyrë të fshehtë mund ta përdorë lehtësisht pa u vënë re, pa tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Gjithashtu komboskini mund të vendoset mbi ballin e krevatit tonë, në makinë së bashku me një kryq të vogël, ose ikonë, ose në vende të përshtatshme si kujtesë për lutje, si një lloj bekimi dhe një prezencë e shenjtë dhe hyjnore në jetën tonë.

Qëllimi kryesor i komboskinit është të na ndihmojë në lutjen tonë drejtuar Perëndisë dhe shenjtorëve të Tij.

Komboskin lutjeje me 100 nyje me fije leshi

SKU: VA5482LE
€15.00Price
Rruaza:
Only 1 left in stock
    bottom of page